Sulmi në shkollën fillore në Teksas i mori jetën të bijës, i ati: Ajo vdiq duke u përpjekur të shpëtonte shokët e klasës

by admin
Spread the love

Nga të shtënat në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas ditën e martë, 19 fëmijë dhe 2 mësues mbetën të vrarë. Fëmijët që vdiqën ishin të moshës nga 7 deri në 10 vjeç.

Angel Garza, babai i Amerie Jo Garza, e cili u vra nga të shtënat në shkollë, tha për CNN se vajza e tij po përpiqej të ndihmonte shokët e saj të klasës.

“Ajo thjesht po përpiqej të bënte gjënë e duhur. Ajo thjesht po përpiqej të thërriste policinë.”

Babai i viktimës tha se vajza e tij kishte marrë dhuratë një telefon për ditëlindje dy javë më parë.

“Ajo sapo mori telefonin e saj. Ajo donte një telefon prej shumë kohësh dhe më në fund iu bëmë dhuratë një. Ajo thjesht u përpoq të telefononte policinë”, tha ai për CNN.

“Unë dua që njerëzit të dinë se ajo vdiq duke u përpjekur të shpëtonte shokët e saj të klasës. Ajo thjesht donte të shpëtonte të gjithë”, shtoi ai mes dhimbjes.

Garza tha se këtë gjë e mësoi kur mbërriti në vendngjarje dhe 2 nxënës në klasë i konfirmuan se ajo po përpiqej të thërriste policinë kur u qëllua.

Ndërkohë autori i krimit të rëndë, një 18-vjeçar nga Teksasi që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, kishte shkruar në Facebook se do të hapte zjarr në një shkollë fillore rreth 15 minuta para se ta bënte një gjë të tillë, tha të mërkurën guvernatori Greg Abbott, ndërsa vazhdonin të dilnin detaje tronditëse rreth sulmit.

You may also like