Sulmi me dron fundos anijen ruse, të paktën shtatë të vdekur! Kostoja e mjetit lundrues 65 milion dollarë

by admin
Spread the love

Inteligjenca ukrainase njoftoi se shtatë persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi një anije patrullimi ruse u godit e më pas u fundos në një sulm me dron në det.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës tha se 52 anëtarë të ekuipazhit u evakuuan. Anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë.

Kostoja e anijes së fundosur “Sergei Kotov” ishte 65 milion dollarë, duke shtuar se ajo u godit pranë ngushticës Kerç, që ndan Krimenë nga Rusia.

Kremlini ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë, por sipas BBC disa të njohur rusë konfirmuan fundosjen e “Sergei Kotov”.

“Sergei Kotov” është një nga katër anijet patrulluese të përfunduara për Projektin 22160 të Marinës Ruse. Ajo ishte sulmuar më parë nga Ukraina në shtator të vitit të kaluar.

Sipas Ukrainës, anija luajti një rol në sulmin në ishullin Snake në ditën e parë të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, së bashku me kryqëzorin Moskva, kjo e fundit u fundos nga Ukraina në vitin që nisi lufta.

Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina pothuajse 10 vjet më parë. Në muajt e fundit Ukraina ka goditur vazhdimisht flotën ruse të Detit të Zi të vendosur në gadishull.


Top Channel

You may also like