Sulmi dhe mbrojtja më e mirë, Tirana rikthehet në shinat e duhura

by admin
Spread the love

Sulmet e mira shesin biletat e stadiumit, ndërsa mbrojtjet e forta fitojnë kampionatet. Për fatin e mirë, Tirana i ka të dyja këto elemente dhe tani është rikthyer në pistën e duhur për titullin kampion.

Duket se nisja e vështirë e kampionatit është lënë pas krahëve dhe fitorja në derbi ka kthyer euforinë në kampin bardheblu. Largimet e futbollistëve dhe hijet e një divorci me Orges Shehin janë thjesht një kujtim sepse të gjithë bashkë duan të ruajnë fronin e titullit kampion.

Tirana ka sulmin më të mirë të Superiores deri në javën e 6-të. Ka arritur të shënojë 10 gola, ku peshën më të madhe e mban Redon Xhixha me 7 gola të shënuar. 2 të tjerë janë shënuar nga Hasani dhe një gol nga Kallaku. Sigurisht që në të ardhmen duhet të ketë pjesëmarrje edhe nga të tjerët, sepse nëse një ditë Xhixha mund të mos jetë në formë dhe duhet ta zgjidhin të tjerët.

Sa i përket mbrojtjes, Tirana është bashkë me Bylisin mbrojtja më e fortë e kampionatit. Bardheblutë kanë pësuar 3 gola, 2 ndaj Vllaznisë dhe 1 ndaj Kukësit në startin e sezonit. Pavarësisht mungesave dhe kartonëve të kuq që ka marrë, skuadra e Shehit ka gjetur edhe ekuilibrat në sfidat e fundit. Në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol, duke mbajtur portën të paprekur ndaj Kastriotit, Teutës dhe në derbi. Sfida e fundit ishte dëshmi e qartë e forcës së grupit, ku edhe me 10 futbollistë, jo vetëm që fituan, por edhe nuk pësuan. / Oversport.tv

You may also like