Sulmet ndaj bullgarëve në RMV hiqet nga rendi i ditës – Shqip

by admin
Spread the love

PENDAROVSKI KËRKON TË SHPALLEN “NON GRATA” NJË EURODEPUTET DHE DISA SHTETAS  BULLGARË

Edhe pse ishte e paraparë që gjatë ditës së sotme në seancën e kuvendit Bullgar të bisedohet për për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedonin e Veriut, Ministri teknik për Punë të Jashtme, Nikolaj Milov, nuk u paraqit në seancën Kuvendit Popullor në Sofje e për këtë nga  rendi i ditës i seancës u hoq pika që ishte paralajmëruar si seancë e ministrit zyrtar të Punëve të Jashtme, Nikollaj Milkov.

Ky vendim erdhi për shkak të situatës së rëndë në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, ditë më parë  MPJ bullgare thirri ambasadorin Angel Angelov për konsultime në Sofje 

për shkak të siç thonë, nga MPJ bullgare gjendja e rëndë në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshkallëzimi i akteve dhe krimeve të urrejtjes kundër tyre në muajt e fundit, e për këtë Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikolai Milkov  bëri të ditur se i ka njoftuar kolegët e tij në Këshillin e BE-së për rastet e rritjes së presionit ndaj përfaqësuesve të pakicës bullgare në Maqedoni. Pas takimit para gazetarëve bullgarë në Bruksel, ai shprehu pritejet se BE-ja do të mbajë qëndrim.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski  pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e njoftoi opinionin se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes së një eurodeputeti dhe disa shtetasve të tjerë bullgarë.

“Propozimi im për Qeverinë, të cilin e kam paraqitur edhe në seancë, është në përputhje me dispozitat e Ligjit për të huajt, që të ndalohet hyrja në vendin tonë e një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë, shtetas të Bullgarisë, për shkak të veprimeve që kanë bërë më herët dhe vazhdojnë t’i bëjnë kundër vendit tonë. Kushtet ligjore për vendosjen e një mase të tillë kanë ekzistuar më parë dhe ekzistojnë, pra të treja sipas ligjit, citoj, kërcënim për rendin publik, kërcënim për sigurinë kombëtare ose kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonia e Veriut.

Parimisht, sipas Pendarovskit, kjo do të thotë se nëse personat e në fjalë ndodhen jashtë vendit, nuk do të lejohen të hyjnë dhe, nëse janë tashmë brenda, do t’u anulohet qëndrimi dhe do të shpallen persona non grata. /KlanMacedonia/

 

You may also like