Sulme të dyshuara palestineze në Jerusalm/ Një i vrarë dhe 14 të plagosur në shpërthimet e stacioneve të autobusëve

by admin
Spread the love

Një person është vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime të veçanta që synuan stacionet e autobusëve në Jerusalem.

Shpërthimi i parë thuhet se u shkaktua nga një pajisje e lënë në një stacion autobusi në periferi të qytetit. Ai plagosi 11 persona, njëri prej tyre vdiq në spital.

Shpërthimi i dytë erdhi pranë një stacioni autobusi në një pjesë tjetër të qytetit. Ai ka lënë tre persona me lëndime të lehta. Shpërthimet ndodhën në dy zona të frekuentuara të Jerusalemit.

Policia izraelite tha se shpërthimet ishin sulme të dyshuara palestineze.

Ky vit ka parë një varg sulmesh vdekjeprurëse me armë dhe thika që synojnë izraelitët, duke shkaktuar valë sulmesh ushtarake izraelite në qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.


Top Channel

You may also like