Sulm me bombë para Ministrisë së Brendshme në Ankara, Yerlikaya: Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë

by admin
Spread the love

Një shpërthim është dëgjuar para godinës së Gjysmëhënës së Kuqe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasuar nga të shtëna me armë zjarri. 

 “Dy terroristë që erdhën me një automjet para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kryen një sulm me bombë dhe njëri prej terroristëve hodhi veten në erë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.

Pas shpërthimit dhe të shtënave me armë zjarri pranë ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, forcat e policisë morën masa të gjera sigurie në zonë.

Yerlikaya bëri të ditur se nga ngjarja e ndodhur rreth orës 09.30, dy oficerë policie u plagosën lehtë.

 



Top Channel

You may also like