Sulm me bomba thërrmuese/ Gazetari rus vritet në zonën e pushtuar të rajonit Zaporizhzhia

by admin
Spread the love

Një gazetar rus është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në pjesën e rajonit jugor të Ukrainës Zaporizhzhia të pushtuar nga forcat e Moskës, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Gazetarët, të cilët punonin për agjencitë e lajmeve RIA Novosti dhe Izvestia, po udhëtonin me një makinë civile në lindje të qytetit Vasylivka kur u vunë nën zjarr artilerie.

Gazetari i RIA, Rostislav Zhuravlev, vdiq gjatë evakuimit nga ushtarët rusë, tha agjencia shtetërore. Ai e përshkruan gjendjen e tre të tjerëve deri diku të rëndë, por të qëndrueshme.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se të katërt ishin goditur nga municione thërrmuese – një pretendim që CNN nuk është në gjendje ta verifikojë.

Ukraina ka filluar të përdorë bomba thërrmuese të furnizuara nga SHBA në luftime, pasi Uashingtoni njoftoi për herë të parë në fillim të këtij muaji se do t’i dërgonte ato në Kiev. Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për komunikimet strategjike, John Kirby, tha të enjten se Ukraina po i përdor municionet thërmuese “në mënyrë të duhur” dhe “efektive” në formacionet mbrojtëse të Rusisë.


Top Channel

You may also like