Sullivan bisedoi me Ramën, i ofroi mbështetjen e ShBA-së pas sulmit kibernetik të Iranit

by admin
Spread the love

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, sot ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të treguar mbështetjen e fortë të ShBA-së pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.

Në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për përmirësim të masave të sigurisë kibernetike.

“Gjithashtu, z. Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani”.

“Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like