Suella Braverman sërish në shënjestër! Ministrja britanike deklarata për të pastrehët: Stil jetese

by admin
Spread the love

Suella Braverman sekretare shteti për punën e brendshme në qeverinë angleze, është vënë nën kritika të forta pasi deklaroi se “të pastrehët në rrugët e Anglisë qëndrojnë të tillë pasi ata zgjedhin këtë lloj stil jetese”.

Braverman përmes një komenti në rrjetin social X shkruante se “ne nuk mund të lejojmë në rrugët tona të ngrihen tenda të mbushura me njerëz shumica të huaj të cilët zgjedhin të jetojnë këtë stil jetese”.

Deputeti anglez Bob Blackman duke kundërshtuar këtë qëndrim të Braverman tha për gazetën The Observer se “njerëzit pa shtëpi nëpër rrugët e Anglisë nuk e bëjnë për stil jetese.

Është përtej kësaj. Çdo rast është unik. Kurr nuk do të përdorja gjuhën e Braverman” ka thënë deputeti anglez duke theksuar se sekretarja e punëve të brendshme duhet të përdorë një gjuhë më të kujdesshme.

Këto komente Suella Braverman i bëri si një paralajmërim për planet e qeverisë ku ajo bën pjesë, në heqjen e këtyre tendave ngritur nga të pastrehët. Sipas saj të tilla mënyra akomodimi brenda zonave urbane nga të huajt duhet të marrin fund.

“Ne nuk mund të lejojmë rrugët tona të bllokohen prej të huajve të cilët zgjedhin këtë lloj jetese”, ka theksuar ajo.

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut protestuan poshtë zyrës së Suella Braverman në qendër të Londrës. Ata i kërkuan të ndalojë së trazuari gjuhën e  urrejtjes dhe frikës ndaj të huajve, sikurse kërkuan dhënien fund të kulturës raciste brenda Home Office. Numri dy i Partisë Laburiste, Angela Rayner u shpreh se “pas 13 vitesh në pushtet konservatorët janë të vetmit për tu fajësuar e jo njerëzit e pastrehë nëpër rrugë”.

 


Top Channel

You may also like