Suedia u eliminua nga “Katar 2022”, Ibrahimovic flet për të ardhmen e tij

by admin
Spread the love

Suedia është eliminuar në “Play-Off” mbrëmjen e djeshme nga Polonia, pasi kjo e fundit arriti të mposhte kombëtaren suedeze me shifrat 2-0, që do të thotë se nuk do të luajë në “Katar 2022” në nëntor.

Nëse Suedia është eliminuar nga botërorit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Zlatan Ibrahimovic, i cili pavarësisht se është në moshën 40-vjeçare dëshiron të vazhdojë të luajë për sa kohë që mundet.

Megjithatë, suedezi nuk duket se po mendon të pensionohet. Kur u pyet nëse do të vazhdonte të luante, ai u përgjigj pozitivisht.

“Përderisa mund të qëndroj i shëndetshëm dhe të luaj dhe të kontribuoj diçka, shpresoj që po. Do të vazhdoj për aq kohë sa të mundem”.

“Nuk do të merrni një përgjigje tjetër nga unë, vetëm sepse nuk fituam dhe nuk u kualifikuam në Kupën e Botës”, ka thënë Ibrahimovic për ANSA.

Ibrahimovic ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai tha javën e kaluar se ideja e daljes në pension i jep atij një ‘ndjenjë paniku’.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani mund t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës me ulje rroge dhe Ibra mund të bëhet një nga drejtorët e klubit në fund të karrierës së tij si lojtar.

You may also like