SUEDI – Një zjarr përfshin tragetin me 300 pasagjerë në bord

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Një zjarr u shua në një traget në brigjet e Suedisë që transportonte rreth 300 pasagjerë.

Mësohet se zjarri ka rënë në një kontejner frigoriferik në kuvertën e makinave të tragetit. Ka pasur raporte për tym, por jo flakë të hapura, sipas agjencisë detare të vendit.

Një zëdhënëse e qendrës suedeze të shpëtimit detar tha se nuk kishte raportime për të lënduar. Të gjitha njësitë e disponueshme ishin alarmuar për të qenë në vend në rast evakuimi të mundshëm.

“Tani plani është që ta çojmë anijen në Nynäshamn me një rimorkiator, por nuk kam asnjë informacion se kur do të jetë në gjendje të largohet”, tha zëdhënësi.

Trageti Stena Scandica Line ishte rrugës nga Ventspils në Letoni për në Nynäshamn në jug të Stokholmit dhe ishte afër ishullit të vogël suedez Gotska Sandön kur shpërtheu zjarri.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama në Forumin e Bledit: Shqipëria, gati ta mbështesë Ukrainën deri në fund

You may also like