Stuhia vdekjeprurëse e dimrit pushton SHBA-në/ Pesë të vdekur, 570 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike

by admin
Spread the love

Një stuhi vdekjeprurëse dimri ka pushtuar SHBA-në, ku disa shtete po përgatiten për më shumë reshje bore dhe temperatura më të ulëta.

Në lindje të vendit miliona persona u evakuuan, ndërsa pesë persona ndërruan jetë si pasojë e stuhive dimërore.

Stuhia e fundit pritet të mbërthejë mbarë vendin gjatë kësaj jave, duke sjellë erëra nga Arktiku në rajonet veriore dhe duke bërë që parashikuesit e motit të paralajmërojnë për mot të ftohtë nga Kalifornia e deri në Mejn.

“Një stuhi e fuqishme e Arktikut zbret në jug nga Kanadaja dhe paralajmëron ardhjen e temperaturave më të ftohta deri më tani në këtë sezon në veri, që do të zbresin në zero”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Ky paralajmërim vjen pasi disa stuhi të fuqishme shkaktuan tornado në jug, vërshime të rrezikshme në lindje dhe erëra të fuqishme në pjesë të tjera të SHBA-së, duke shkaktuar pengesa në fluturime dhe duke detyruar disa guvernatorë që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.

Mbi 570.000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se do të ketë reshje të mëdha të borës dhe erëra deri në 96 kilometra në orë në verilindje të shtetit.

Shkencëtarët kanë thënë se njerëzimi po vazhdon ta ngrohë planetin duke djegur lëndë fosile dhe temperaturat në botë do të bëhen gjithnjë e më shumë të paparashikueshme.