Stuhia në Mekë/ Rrufeja godet ndërtesat, era e fortë merr para besimtarët

by admin
Spread the love

Stuhi të forta, të shoqëruara me rrufe dhe me erëra me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, goditën një ditë më parë Mekën, qytetin e shenjtë islamik.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, duken pelegrinët rreth Qabesë teksa rrëshqasin për shkak të reshjeve të forta dhe erës. Imazhet e tjera të publikuara nga Al Jazeera, tregojnë qytetarët e Mekës dhe pelegrinët të rrëmbyer nga forca e erës.

Rrufeja goditi edhe hotelin ikonik Fairmont Makkah Clock Royal Tower.

Reshje të dendura shiu dhe përmbytje

45 milimetra shi ranë në lagjen Al-Kakkiyah në 24 orë. Përmbytjet i kanë detyruar njerëzit të kërkojnë strehim, raporton Al Jazeera, ndërsa sipas parashikimeve, pritet sërish shira në Mekë dhe zona të tjera rtë Arabisë Perëndimore, të shoqëruar me erë të forta dhe vetëtima. Shkollat në disa pjesë të qytetit do të qëndrojnë të mbyllura.

Megjithatë, nga stuhia nuk raportohet për viktima. Sipas Al Jazeera, kjo stuhi ishte e ngjashme me atë të vitit 2015, që shkaktoi shembjen e një vinçi në Xhaminë e Madhe, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.


Top Channel

You may also like