Stuhia “Elias” përfshin Greqinë qendrore – Shqip

by admin
Spread the love

Ekipet kanë përforcuar mbrojtjen përgjatë lumenjve për të shmangur një tjetër katastrofë

Ende kur nuk është rikuperuar nga dëmet që shkaktoi stuhia “Daniel”, Greqia është vendosur në gatishmëri teksa një stuhi tjetër po i drejtohet vendit.

Stuhia e fundit e quajtur “Elias” aktualisht ka shkaktuar rrëshqitje dheu duke detyruar autoritetet të mbyllnin pjesë të një autostrade midis Athinës dhe qytetit port perëndimor të Patrës.

Ekipet kanë përforcuar mbrojtjen përgjatë lumenjve pranë qyteteve qendrore të Larisës dhe Trikalës. Moti i keq pritet të zgjasë deri të enjten, duke prekur Greqinë qendrore, ishullin Evia, në lindje të Athinës dhe ishujt në detin qendror Egje.

Elias ka sjellë reshje të dendura shiu dhe shtrëngatash, të shoqëruara me breshër dhe rrufe. Shiu dhe breshri goditi edhe pjesën tjetër të Peloponezit, duke shkatërruar të mbjellat. Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme, ndërsa shkollat janë mbyllur.

Stuhia “Daniel” përfshiu Mesdheun lindor në fillim të Shtatorit. Ai përmbyti 720 kilometra në të gjithë zemrën bujqësore të Greqisë ku humbën jetën 16 persona dhe qindra shtëpi u shkatërruan ndërsa shkaktoi dëme edhe në Bullgarinë dhe Turqinë fqinje përpara se të arrinte në Libi, ku humbën jetën mijëra njerëz.

Klan News

You may also like