Studimi tregon se fëmijët e vegjël që shpenzojnë shumë kohë para ekraneve shfaqin vonesa në zhvillim

by admin
Spread the love

Që të gjithë e kemi menduar se qëndrimi i fëmijëve të vegjël para ekranit të smartphone-it nuk është i shëndetshëm, dhe tashmë studimi i botuar në Journal of the American Medical Association of Pediatrics (JAMA) të hënën e konfirmon një gjë të tillë.

Studimi i kryer nga studiuesit në Japoni krahasoi sasinë e kohës që 7097 fëmijë shpenzonin para ekranit të tabletave, telefonave, duke parë televizor ose duke përdorur teknologji të tjera dhe mënyrën se si ky fenomen lidhej me aftësitë e tyre mendore dhe fizike ndërsa rriteshin.

Studimi zbuloi se deri në dy vjeç, foshnjat që kalonin deri në katër orë në ditë para një ekrani kishin tre herë më shumë gjasa të përjetonin vonesa në komunikim dhe në aftësinë për zgjidhjen e problemeve, ndërsa ata që kalonin katër ose më shumë orë në pajisjet e tyre ishin 5.78 herë më të rrezikuar për të përjetuar të njëjtat vonesa.

Ata kishin gjithashtu 1.74 herë më shumë rrezik për moszhvillimin e lëvizjeve motorike të mira e dhe dy herë më shumë shance të mos zhvillonin siç duhet aftësitë e tyre personale dhe sociale.

Studimi raportoi se fëmijët katërvjeçarë që kishin kaluar më shumë kohë para ekranit kishin vonesa në në komunikim, aftësitë motorike, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë personale dhe sociale.

Fëmijët mësojnë se si të flasin nëse inkurajohen të flasin, dhe shumë shpesh nëse shikojnë një ekran, ata nuk kanë mundësi të praktikojnë të folurin,Dr. John Hutton, profesor i asociuar i përgjithshëm dhe pediatër në Qendrën Mjekësore të Spitalit të Fëmijëve Cincinnati.

You may also like