Studimi alarmues tregon se dy orë në ditë para ekranit shkaktojnë probleme të rënda tek fëmijët

by admin
Spread the love

Duhen vetëm 2 orë para ekranit për të shkaktuar probleme serioze shëndetësore tek fëmijët dhe adoleshentët. Tema e debatuar kaq shumë nuk është e re, por lista e studimeve që mbështesin dëmin që ka ekrani dhe teknologjia tek fëmijët po shtohet shumë.

Studimi i fundit u botua në “The American Journal of Preventive Medicine” dhe ka vërtetuar sërish lidhjen e ngushtë midis ekspozimit të fëmijëve dhe adoleshentëve në telefonat smart dhe pajisjet e tjera të këtij lloji, me problemet e shëndetit.

Sipas ekspertëve, një fëmijë ose adoleshent që ekspozohet dy orë ose më shumë në një ditë para pajisjeve ka probleme të tilla si: dhimbje koke, dhimbje abdominale, dhimbje shpine, ndjesi depresioni, nervozizëm ose humor të keq, probleme me gjumin dhe marrje mendsh.

Në studim u përfshinë mbi 400 mijë adoleshentë dhe u arrit në konkluzionin që mjaftonin 2 orë për të pasur simptomat e lartpërmendura.

Sipas statistikave, shanset për të pasur këto simptoma janë 84% te djemtë dhe 108% te vajzat. Spitalet e fëmijëve konfirmojnë, se te më të vegjlit problemet janë edhe më të dukshme, pasi janë vënë re ndryshime të dukshme në trurin e tyre nga ekspozimi në telefona, televizor dhe kompjuter.

You may also like