Struga Trim Lum sot zhvillon kontrolluesen e fundit në Antalia, kundër polakve të FC LKS Lodz – Shqip

by admin
Spread the love

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum, në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, në Antalia  të Turqisë, sot në qendrën sportive “Emirhan Sport Center” do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese kundër skuadrës polake FC LKS Lodzh.

Është ky edhe një rast i mirë për shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro për të testuar formën e të gjithë futbollistëve, sidomos atyre të cilët do të mbajnë barrën më të madhe në pjesën pranverore ku  skuadra strugane mbron titullin kampion të fituar në kampionatin e kaluar.

Dua të theksoj se deri më tani përgatijet janë zhvilluar ashtu  siç e kishte planifikuar stafi teknik. Sot zhvillojmë ndeshjen e fundit kontrolluese para kthimit në Strugë ku do të vazhdojmë me pjesën e fundit të përgatitjeve deri në fillim të pjesës pranverore të kampionatit”, tha Besar Isaku, drejtor sportiv i Struga Trim Lum. 

Ndeshja Struga Trim Lum – FC LKS Lodzh, luhet sot në “Emirhan Sport Center” të Antalisë me fillim në ora 14:00./tvklan.mk

 

You may also like