Struga Trim Lum në stilin e kampionit, mundi Voskën në Ohër në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e katërt – Shqip

by admin
Spread the love

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum shënoi fitore 1-0 kundër ekipit Voska Sport në ndeshjen e mbetur nga java e katërt e sezonit vjeshtor. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, ekipi kampion në cilësinë mysafirit shënoi fitore 1-0 me një gol të vetëm që e realizoi Marjan Radevski vetëm katër minuta para përfundimit të ndeshjes më saktë në minutën e 86-të të lojës. Ndryshe ndeshja mes këtyre dy ekipeve Liqenas gjatë minutave ishte tipike kampionale dhe me korrekte nga të dyja palët.

Pas kësaj ndeshje ekipi i Voska Sport mbetet në pozitën e 10-të tabelë, ndërsa Struga Trim Lum nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara me 5 fitore e një humbje renditet e dyta në tabelë, pas Shkëndijës që ka 16 pikë dhe një ndeshje më pak. Struga Trim Lum të diel përballet me Shkupin në Çair në kuadër të javës së 9-të, ndërsa më 3 tetor në Tetovë zhvillon ndeshjen e mbetura nga xhiroja e dytë e sezonit vjeshtor.

Stadiumi: Bilajnini Izvori në Ohër

Golashënues: Marjan Radevski (86’)

Voska Sport: Mustafa, Georgiev, Koçoski (Hani), Marushiq, Nikoliq, Olatunbosun (Sharkoski N.), Ousman, Shabani(Todorovski), Stijepoviq, Stojçevski, Trpeski

Trajneri: Miljan Radoviq

Struga Trim Lum: Qosevski, Georgievski (Kamberi), Radiq, Krivanjeva, Maliqi (Compaore), Neziri, Radevski, B.Ibraimi, Ukpa, B.Shabani, Zguro (Mazrekaj)

Trajner: Shpëtim Duro

You may also like