Struga pa ujë e pa kanalizime, drejtori i BDI-së “si bos” uron Vitin e Ri

by admin
Spread the love

Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Strugë, Dashmir Nasufi ka uruar Vitin e Ri me një fotografi duke pirë puro të shtrenjtë, në stilin e “bosëve” hollivudian.

Edhe pse qytetarët e Strugës vuajnë për ujë të pijshëm, pa rrjet kanalizimi funksional në shumë pjesë të qytetit dhe pa rrjet kanalizimi në thuajse të gjitha fshatrat e Strugës, drejtori Nasufi di të çojë jetë luksi dhe me këtë edhe të reklamohet në rrjetet sociale.

“Reflektoni, përmirësojuni, punoni, ruajeni shëndetin dhe duajeni njëri tjetrin. Respekt dhe Dashuri”, ka shkruar në urimin e tij Dashmir Nasufi, drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Strugës.

You may also like