STRUGA FESTON TITULLIN E KAMPIONIT

by admin
Spread the love

Struga Trim Lum fitoi ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Shkupit me rezultatin 2:1 dhe festoi titulli e kampionit. Struganët pas takimit me Shkupin, pranuan trofeun e titullit të kampionit nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ky është titulli i parë që fiton Struga në Ligën e Parë, duke u bërë skuadra e katërt shqiptare në elitë që fiton trofeun. Ndërkohë në ndeshjet tjera të luajtura sot, Shkëndija fitoi Rabotniçkin me rezultat 2:1, Skopje u mund nga Bregallnica me shifra 1:2, Tikveshi triumfoi ndaj Pobedës me rezultat 4:1, përderisa takimi Akademia Pandev – Sileksi u mbyll me barazim 2:2.

You may also like