Stresi flet për herë të parë për Keisin pas ndarjes dhe i surprizoi të gjithë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe pse të ndarë Stresi dhe Keisi janë ndër ish-çiftet më të komentuara të sbowbizit shqiptar, me ulje-ngritjet në marrëdhënien e tyre, që i kanë bërë gjithnjë publike.

Ndërkohë që prej kohësh përflitej për një ndarje të dyshes, reperi ka konfirmuar të gjitha aludimet pak kohë më parë. Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat në Instagram ku ka folur dhe për marrëdhënien me Keisin.

Teksa ka pranuar ndarjen, Stresi ka bërë dhe një deklaratë të fortë për të ku ka theksuar se vajzë më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet nuk do të gjejë.

Ndërkohë, së fundmi ai ka folur sërish për Keisin në një “Ask a question” në Instastory. “Çfarë mendimi ka për Keisin në ditët e sotme?”- ka pyetur dikush të cili Stresi i është përgjigjur duke shkruar: “E vlerësoj më shumë!”, duke i surprizuar të gjithë. Duket se ndarja e tyre ka qenë paqësore dhe ende gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

Stresi e ka treguar edhe më herët se ka shumë respekt për Kejsin dhe familjen e saj, por është shprehur se nuk do të ketë më kthim pas.


You may also like