Strategjia e re e Armaldos, ia thotë Kristit: Tani do i ngatërroj të gjithë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Maestro Armaldo nuk është shumë i qartë me lojën që po bën brenda shtëpisë së Big Brother. Ai një herë u shoqërua me Luizin, pastaj doli në krah të Oltës.

Duke biseduar me Kristin, ai tha se në shtëpi është vetëm dhe po e bën vetëm të gjithë lojën, pavarësisht se ai i është afruar Oltës.

Ai shtoi se thjesht dëshiron që Luizi dhe Olta të ngatërrohen me njëri-tjetrin, pasi kjo ndikon në vendimarrjet që ai merr në lojë.

Maestro shtoi se Olta mendon se ai mban anën e saj, por në fakt nuk është kështu. Sipas tij, ai thjesht qëndron me të, pasi kanë 60 ditë që ndajnë të njëjtën shtëpi, por kjo nuk do të thotë që ai dhe Olta janë një “skuadër”.

The post Strategjia e re e Armaldos, ia thotë Kristit: Tani do i ngatërroj të gjithë! appeared first on Telemedia.

You may also like