Stoltenberg në samitin e NATO-s në Vilnius: Nuk kam parë asnjë lëvizje të Wangerit në Bjelloruesi

by admin
Spread the love

“NATO nuk ka parë asnjë lëvizje të luftëtarëve mercenar të grupit Wagner në Bjellorusi”, thotë kreu i aleancës Jens Stoltenberg gjatë samitit të NATO-s në në Vilnius të Lituanisë.

Luftëtarët e Wagner dhe shefi i tyre Yevgeny Prigozhin thuhet se u internuan në Bjellorusi, pikërisht përtej kufirit nga Lituania, ku po mbahet samiti i NATO-s, pas rebelimit të muajit të kaluar, megjithëse është e paqartë nëse ata janë zhvendosur atje.

Prania e tyre e mundshme në Bjellorusi po shihet si një kërcënim nga disa fqinjë. Polonia, për shembull, filloi të lëvizte 1000 trupa në lindje të vendit për shkak të shqetësimeve se luftëtarët e Wagner mund të rrisin tensionet në kufirin e saj me Bjellorusinë.

“Ne po monitorojmë situatën nga afër”, u tha Stoltenberg gazetarëve pak më parë.


Top Channel

You may also like