Stoli i Barcelonës/ Bomba nga Spanja, Tuhel i ofrohet katalanasve

by admin
Spread the love

Tomas Tuhel po kalon momente të vështira te Bajenri i Mynihut. Humbja 0-3 kundër Leverkusenit në Bundesligë ka bërë që ata të jenë 5 pikë pas “Aspirinave” të Ksabi Alonsos. Të eliminuar dhe nga Kupa e Gjermanisë në nëntor nga Sarbryken, tashmë bavarezët duken vërtet në vështirësi, ndonëse shihen favoritë në Champions, të dytët pas Sitit.

Figura e Tuhelit po diskutohet shumë në Mynih dhe emri i Zhoze Murinjos ka nisur t’i bëjë hije. Në këtë kontekst, Tuhel e di, si të gjithë trajnerët elitë, se Barcelona është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.

Po ashtu ai e di se Joan Laporta është një adhurues i deklaruar i shkollës gjermane të trajnerëve dhe se është një nga ata që i ka pëlqyer shumë që në vitin 2021. Tani që vazhdimësia e tij në Mynih nuk është e qartë, rrethi i Tuhelit ka vendosur t’ia ofrojë trajnerin gjerman pikërisht Barcelonës. Lajmi është bërë me dije nga “Mundo Deportivo”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like