STOKHOLM – Suedia i kërkon Erdoganit ratifikimin sa më shpejt të vendimit të parlamentin turk për anëtarësimin në NATO

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 24 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria suedeze përshëndeti miratimin e parlamentit turk për anëtarësimin e vendit skandinav në NATO dhe i kërkoi presidentit turk Recep Tajip Erdogan që të finalizojë ratifikimin sa më shpejt të jetë e mundur.

”Sot jemi një hap më afër anëtarësimit të plotë në NATO”, shkroi kryeministri Ulf Kristersson në platformën online X.

Lajmin e përshëndeti edhe ministri i Jashtëm Tobias Billström.

”Sigurisht që është mirë që parlamenti turk votoi pro”, theksoi ai.

Hapi tjetër do të jetë që Erdogan të nënshkruajë protokollin e anëtarësimit dhe ta publikojë atë në Fletoren Zyrtare.

”Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi nuk ka asnjë arsye për të pritur derisa parlamenti të ketë kryer pjesën e tij”, theksoi Billström.

Hungaria është i vetmi vend i mbetur i NATO-s që duhet të miratojë hyrjen e Suedisë në grupin e mbrojtjes ushtarake.

Të gjithë 29 anëtarët e tjerë të NATO-s kanë nënshkruar anëtarësimin e Suedisë.

Anëtarët e rinj duhet të kenë miratimin unanim për të fituar akses në aleancë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like