STOKHOLM – SIPRI: Shitjet e armëve vazhdojnë rritjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGË, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pavarësisht problemeve të zinxhirit të furnizimit të lidhura me pandeminë, shitjet globale të armëve kanë qenë në rritje vitin e kaluar.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes (SIPRI), në Stokholm, ”100 kompanitë më të mëdha të armëve në botë shitën armë të rënda dhe pajisje ushtarake me vlerë 592 miliardë dollarë në vitin 2021”.

Kjo nënkupton një rritje të përshtatur me monedhën prej 1,9% krahasuar me një vit më parë. Rritja ishte më e lartë se në vitin 2020, por nën rritjen mesatare të katër viteve para pandemisë së koronavirusit.

”Deri më tani, shumica e pajisjeve të mbrojtjes vazhdojnë të vijnë nga korporatat amerikane”, sipas të dhënave të SIPRI-t.

Dyzetë kompanitë e listuara amerikane, duke përfshirë pesë të parat në renditje, së bashku përbëjnë 51% të të gjitha shitjeve të armëve midis 100 kompanive kryesore.

Kina renditet në vendin e dytë, me një përqindje që është rritur ndjeshëm në 18%, e ndjekur nga Britania e Madhe me 6,8%, Franca me 4,9%, dhe Gjermania me 1,6%.

“Ndërsa raportet sugjerojnë se kompanitë ruse të armëve po rrisnin prodhimin e armëve për shkak të luftës në Ukrainë, ato hasën vështirësi në marrjen e gjysmëpërçuesve”, tha SIPRI. Ata gjithashtu janë prekur nga sanksionet e lidhura me luftën”, shtoi ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like