STATISTIKAT/ Zikaltrit shënojnë gjithmonë, Dimarko ka fat kundër Empolit

by admin
Spread the love

Interi ka humbur vetëm 2 nga 20 ndeshjet e luajtura kundër Empolit në Serinë A duke marrë 17 fitore dhe 1 barazim. Zikaltrit kanë realizuar 40 gola, mesatarisht 2 për ndeshje dhe kanë pësuar 13.

* Interi e ka mbajtur portën të paprekur kundër Empolit në 10 nga 15 ndeshjet e fundit në Serinë A duke përfshirë edhe dy të fundit (të dy në transfertë me rezultatin 3-0 dhe 1-0 për zikaltrit).

* Interi ka humbur ndeshjen e fundit kundër Empolit në shtëpi në Serinë a, (0-1) me golin e realizuar nga Tomaso Baldanzi. Nuk ka regjistruar 2 humbje radhazi në shtëpi kundër Empolit asnjëherë në histori.

* Interi ka barazuar ndeshjen e fundit në Serinë A 1-1 ndaj Napolit, por nuk arrin 2 barazime radhazi në kompeticion që nga marsi i vitit 2022, në atë kohë me Torinon dhe Fiorentinën.

* Zikaltrit kanë gjetur golin në 29 ndeshje radhazi. Vetëm Juventusi i Antonio Kontes ka arritur të gjejë golin në 30 ndeshje radhazi në Serinë A.

* Nga njëra anë është skuadra e vetme në 5 kampionatet kryesore të Europës që ka shënuar të paktën 1 gol në ndeshjet e luajtura në shtëpi, në anën tjetër ekipi që ka mbyllur më shumë ndeshje pa shënuar, pra Empoli me 16.

* Empoli ka humbur 3 ndeshjet e fundit në Serinë A pa shënuar gol dhe nuk regjistron 4 ndeshje humbje radhazi që nga qershori dhe shtatori i vitit 2023.

* Federiko Dimarko ka shënuar 4 gola dhe 6 asiste për të prodhuar 10 gola në total për Interin në këtë sezon. Në total janë 4 mbrojtës që janë përfshirë në kaq shumë gola në 5 kampionatet kryesore të Europës. Grimaldo ka 20, Frimpong 15 dhe Tripier 11. Mbrojtësi i majtë ka bërë debutimin pikërisht ndaj Empolit.

* Lautaro Martinez ka realizuar 23 gola në 26 ndeshje në këtë kampionat. Por në 2 ndeshjet e fundit nuk ka gjetur rrugën e rrjetës me Xhenoan dhe Napolin. Nuk arrin 3 ndeshje radhazi pa shënuar që nga shtatori i vitit 2023.

PANORAMASPORT.AL

You may also like