Statistikat e Real Sociedad-PSG/ Spanjollët, një fitore në 9 ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Real Sociedadi vjen në këtë ndeshje në momentin më të vështirë të sezonit, ndërsa spanjollët kanë regjistruar vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Por trajneri Imanjol Alguacil beson edhe te një përmbysje pas humbjes 2-0 në “Parc des Princes” kundër PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8- ave.

Ndërsa në konferencën e djeshme tha: “Unë do t’i kërkoj skuadrës që të tregojë personalitet, ashtu siç bëri në Paris. Ne e treguam atje se çfarë jemi në gjendje që të bëjmë. Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka për ta përmbysur ndeshjen. Unë dua që të krijohet atmosfera më e mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi plot shpresë. Gjëja më e rëndësishme është që të luftojmë dhe të qëndrojmë gjallë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like