Statistikat e Fraiburg-Bajern/ Ndeshja e 2000-të në ligë, por pa “hajmalinë” Sane

by admin
Spread the love

Dueli me Fraiburgun nuk vështrohet vetëm si jetikë për garën e titullit kampionë, por edhe rikthimin tek fitorja në udhëtim, pas disfatave në Leverkusen, Lacio (Champions) dhe Bohum. Në rast gabimi, e konkluduar me suksesin e “aspirinave” kundër Këln, do mbyllte hesapet në Bundesligë. Ja disa nga të dhënat më pikante në takimit Fraiburg-Bajern Mynih:

BILANCI –Në total skuadrat në fjalë janë “përplasur” në të gjitha frontet 49 herë, e diktuar nga supermacia e bavarezëve. Rekordmenët e Gjermanisë ia kanë dalë të nënshtrojnë Fraiburgun në 35 raste, e pasur me 9 barazime dhe vetëm 9 fitore për të zotët e shtëpisë. Golavarazhi konsiston me 117:39, sërish në krahun e kampionëve.

REKORDI –Bajern Mynih do bëhet klubi i parë në ligën kryesore të Gjermanisë që do prezantohet në sfidën e 2000-të. Në këtë hark të ndeshjes, ata grumbullojnë 1.206 suksese, kurse në tabelën historike, gjenden 928 pikë para Borusia Dortmund, teksa regjistrojnë saktësisht 4.048 pikë (rregulli i 3-pikëshit). Në raportin e finalizimit të golave, në librin e artë të ligës vendëse, “armata” nga Mynih numëron 4.484 konkretizime, e thënë ndryshe 2.2 gola për ndeshje.

TRENDI –Miqtë kanë fituar 5 takimet e fundit karshi Fraiburgut, çka do të thotë se në këtë tablo nuk parashikohet të hasin probleme. Ecuria më e gjatë e rekordmenëve koçidon me Darmshtad, 8 raste.

SANE I FRIKSHËM –Leroi Sane e njeh më mirë se kush nga gjiri i Bajernit kuadratin e rivalit. Anësori gjerman ka kontribuar kundër Fraiburgut në 6 përfshirje, 3 gola dhe 3 asiste. Mungesa e 28- vjeçarit nënkupton humbje jo të vogël në dëm të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like