Startup-i italian Satispay, “njëbrirësh”, vlen më shumë se 1 miliard euro

by admin
Spread the love

Treguesit e një ngadalësimi të ekonomisë europiane dhe rritja e kostove nxisin tregtarët dhe konsumatorët të gjejnë mënyra më pak të kushtueshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre të përditshme.

Sot, një startup italian, i quajtur Satispay, i cili menaxhon një rrjet pagesash të pavarur, duke shmangur bankat e mëdha dhe shoqëritë e kreditit dhe u premton përdoruesve të saj komisione transaksionesh më të ulëta dhe avantazhe të tjera, si për shembull kontrolli më i mirë I buxhetit – po merr një raund masiv financimi mbi bazën e kërkesës së fortë të shërbimeve të tij.

Startup-i nga Milano – që aktualisht numëron 3.000.000 konsumatorë dhe 200.000 tregtarë në mesin e përdoruesve – ka mbledhur 320 milionë euro (305 milionë dollarë sot, bazuar në dollarin e forte aktual).

CEO dhe bashkëthemeluesi, Alberto Dalmasso, konfirmon se kjo Seri D e rrit vlerësimin e kompanisë më shumë se 1 miliard euro (aktualisht rreth 955 milionë dollarë).

Raundi, i gjithi në kapitale, përfshin disa investitorë shumë interesantë. Ai drejtohet nga Addition, shoqëri e themeluar nga Lee Fixel; në të marrin pjesë edhe Greyhound Capital, Coatue, Lightrock, Block Inc. (fintech amerikane e njohur më parë si Square), kompania kineze Tencent (që zotëron WePay e shumë të tjera) dhe Mediolanum Gestione Fondi SGR.

Tencent dhe Block janë pjesë e një grupi që ka nisur të mbështesë Satispay që në 2021, ndërsa Greyhound ka investuar që në 2018-n.

Seria D e fundit përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara dhe është tregues i ambicieve të Satispay: më parë startup kishte mbledhur vetëm 130 euro në tre raunde. Ky i fundit është ndër më të lartët të arritur ndonjëherë nga një startup teknologjik italian.

Financimi do të përdoret si për të pasuruar larmishmërinë e produkteve, ashtu edhe për zgjerim gjeografik. Satispay ka lindur në Itali, vend që sot përfaqëson pjesën më të madhe të aktiviteteve të kompanisë, por në planet e startup është edhe zgjerimi në Francë dhe Gjermani, ku ka nisur të ndërtojë strukturat e saj prej vitesh.

Satispay është pjesë e valës më të madhe të bizneseve që janë shfaqur gjatë viteve të fundit me ambicie për të krijuar sisteme pagesash që shmangin ato të operatorëve më të mëdhenj, më të vjetër, më të ngadaltë dhe më të kushtueshëm – një tendencë që ka nisur me rritjen e telefonave celularë, një mundësie (dhe kërkese) më të madhe nga njerëzit dhe sipërmarrjet për të përdorur sistemet dixhitale për transaksionet financiare dhe oreksit më të madh nga investitorët për të mbështetur teknologjinë revolucionare që mund të bëhet “killer app” i ardhshëm.

/ Tech Crunch

You may also like