Starton Kupa e Shqipërisë, ndeshja më e rëndësishme e turit live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të startojë nesër në ekranin e Oversport dhe Tibo një tjetër ekskluzivitet i futbollit shqiptar, turneu i dytë më i rëndësishëm futbollistik në vend: Kupa e Shqipërisë.

32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut kërkojnë që ti shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, duke synuar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Në këtë tur do të zbresin në fushë të gjitha skuadrat e Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë. Në ekranin e Oversport mund të ndiqni live ndeshjen më të rëndësishme të këtij turi, përballjen Flamurtari-Vllaznia.

Të paktën në letër të gjitha skuadrat e tjera të elitës kanë përballë kundërshtarë të kalueshëm. Ndeshjet e para të turit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë do të luhen nesër dhe të mërkurën. / Oversport.tv

26 shtator

Flamurtari-Vllaznia          15:00

Pogradeci-Bylis                 15:00

Devolli-Laçi                         15:00

Labëria-Kukësi                  15:00

Luzi 2008-Teuta                 15:00 (në Shijak)

Turbina-Erzeni                   15:00

28 shtator

Kastrioti-Vora                    15:00 (në Fushë-Krujë)

Besa-Korabi                        15:00 (aneksi në Kavajë)

Veleçiku-Tirana                 15:00

Partizani-Oriku                  15:00 (stadiumi “Partizani”)

Butrinti-Dinamo                15:00

Lushnja-Tërbuni               15:00

Shkumbini-Egnatia          15:00

Maliqi-Skënderbeu         15:00

Burreli-Tomori                   15:00

You may also like