​Stano: Nëse Serbia nuk është duke bërë gjithçka në deeskalim, do të vendosen masa ndaj saj

by admin
Spread the love

Stano në konferencë për medie të enjten, ka thënë se nëse shtetet anëtare të BE-së vlerësojnë masa ndëshkuese do të vendosen edhe ndaj Serbisë.

“Përsëri, kur është fjala për dialogun dhe çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë, kemi thënë shumë herë se BE-ja është lehtësues, ne jemi lehtësues të paanshëm që ndihmojmë të dyja palët të arrijnë kompromise të nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e përshkallëzimeve të fundit është vendosja e masave ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të pamundësisë së saj për të filluar të sillet në mënyrë evropiane dhe të de-përshkallëzojë situatën, dhe të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për de-përshkallëzimin, dhe në të njëjtën mënyrë, BE-ja, kjo do të thotë institucionet dhe shtetet anëtare, sepse gjithçka që bëjmë ne bëhet në sinkron, në konsultime dhe në koordinim me shtetet anëtare dhe gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst kryesisht me Shtetet e Bashkuara, pra nëse shtetet anëtare vendosin, atëherë do të vendosim edhe masat e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare konstatojnë se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krizës së fundit, Serbia nuk po bën asgjë për de-përshkallëzim. Pra, qasja jonë është sigurisht e balancuar, të gjitha masat janë të kthyeshme dhe varen nga mënyra se si sillen partnerët në drejtim të de-përshkallëzimit dhe ecjes përpara për t’iu rikthyer procesit normal të zhvillimit të dialogut”, tha ai.

Stano konfirmoj se kanë pranuar letrën nga 50 ligjvënës evropianë dhe amerikanë, ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, e të jenë më të ashpër.

Mirëpo tha se ka mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, por politika e jashtme e BE-së formohet nga unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

“Vërtet, mund të konfirmoj se jo shumë kohë më parë, përfaqësuesi i lartë ka marrë këtë letër të përbashkët dhe si gjithmonë kur përfaqësuesi i lartë merr një korrespondencë nga dikush, ai përgjigjet gjithmonë në kanalet përkatëse. Ne nuk po e bëjmë korrespondencën në media dhe në publik, mund të them vetëm se kur është fjala për temën e ngritur nga 56 nënshkruesit, dhe deputetë nga disa shtete anëtare dhe disa vende të tjera të treta unë them vetëm se politikat e BE-së janë duke u formuar në unanimitet të 27 vendeve anëtare, siç tregohet dhe vendoset nga qeveritë e tyre, dua të them se kemi mijëra e mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, kështu që qëndrimet dhe veprimet e BE-së përcaktohen nga vendimet e qeverive të 27 vendeve në rastin e politikës së jashtme, në unanimitet”, tha ai.

Kosovapress shkruan se ndërkaq kërkoi nga Kosova dhe Serbia të sillen në mënyrë evropiane.

“Ne kemi thënë shumë herë kur po diskutonim për të gjitha aspektet e ndryshme të sfidave në dialog dhe çështjet që lidhen me të, se ajo që Bashkimi Evropian pret nga të dyja palët është një sjellje evropiane, duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje evropiane. Në fund, të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ata e shpallën integrimin evropian si prioritet strategjik të tyre, kështu që ne kemi nevojë që ata t’u përmbahen këtyre deklaratave dhe të sillen në mënyrë evropiane, dhe të silleni në mënyrë evropiane do të thotë të silleni në mënyrë konstruktive për de-përshkallëzim, në arritjen e kompromiseve të nevojshme, gjetjen e konsensusit të nevojshëm dhe ky është mesazhi që po përcjellim ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, veçanërisht në këtë kontekst aktual të menaxhimit të vazhdueshëm të krizës, dhe kriza nuk është shkaktuar natyrisht nga Bashkimi Evropian si lehtësues, kriza shkaktohet nga mënyrat që partnerët vendosin të zgjedhin për të arritur çfarëdo synimi që mund të kenë, por kjo nuk po i ndihmon ata në rrugën e tyre evropiane”, theksoi Stano.

You may also like