STAMBOLL – Turqia bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit pas sulmit iranian ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 14 prill /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian.

“Fidan i tha ministrit të Jashtëm iranian Hussein Amirabdollahian se Turqia nuk dëshiron një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon”, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke cituar burimet diplomatike.

“Amirabdollahian e siguroi Fidan se Irani nuk do të kryente asnjë sulm të mëtejshëm për sa kohë që Izraeli nuk fillonte një kundërsulm. Por nëse ndodh, përgjigja e Iranit do të ishte më e fortë se më parë”, njoftoi agjencia e lajmeve “Tasnim”.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar që nga shpërthimi i luftës në Gaza. Turqia vendosi kufizime tregtare ndaj Izraelit të martën dhe akuzoi Izraelin për një “masakër të palestinezëve”.

Kjo vjen pas një periudhe marrëdhëniesh të mira, pasi Izraeli ka qenë partneri i 12-të më i rëndësishëm tregtar i Turqisë vitin e kaluar.

Turqia gjithashtu mban marrëdhënie të mira tregtare me Iranin, megjithatë, dhe Ankaraja nuk ka interes për një konflikt më të gjerë rajonal, jo vetëm për arsye ekonomike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like