​Stafi i burgjeve në Belgjikë hyn në grevë 24-orëshe

by admin
Spread the love

Stafi i burgjeve në Belgjikë filloi një grevë njëditore pas kërkesave për përmirësim të pagave dhe kushteve të punës.

Punonjësit e policisë u caktuan përkohësisht në detyrën e gardianëve të burgut.

Për shkak të grevës priten ndërprerje në funksionimin e burgjeve, ndërkohë që janë anuluar aktivitetet sociale, trajnimet, seminaret dhe vizitat.

Sindikatat me të cilat lidhen punonjësit kërkojnë riorganizim të pagave dhe pagesë të plotë të shpërblimeve të fundvitit.

Petra De Sutter, zëvendëskryeministrja për Shërbimet Publike në Belgjikë, tha se ajo pranon se rritjet e pagave janë bërë në sektorin privat në 15 vitet e fundit, por nuk ka pasur rritje të konsiderueshme në sektorin publik.


Top Channel

You may also like