Stafi i ambasadës amerikane në Sudan shpëton ‘për fije’ pas luftës mes militantëve dhe ushtrisë (fotot)

by admin
Spread the love

Ambasadori amerikan në Sudan dhe stafi tij u strehuan sot në bodrume teksa ushtria shkëmbente zjarr me grupe të fuqishme militante në kryeqytetin Kartum.

Ambasada britanike gjithashtu ishte përpjekur të izolohej pas shpërthimit të zjarrit mes ushtrisë së vendit dhe grupit militant “Ndërhyrja e Shpejtë”.

Luftimet raportohej se vazhdonin sot në mesditë teksa militantët thanë se kishin marrë kontrollin e pallatit presidencial, që është dhe rezidenca e gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, si dhe të aeroportit ndërkombëtar të Kartum, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Përplasje me armë janë raportuar dhe në qytete të tjera, teksa militantët kanë thënë se u sulmuan fillimisht nga ushtria.

Disa raportime thonë se forcat ajrore të vendit po godasin bazat e militantëve në Kartum, të cilët qeveria i quan aktualisht “rebelë”.

Ambasadori amerikan në Sudan, John Godfrey, komentonte në rrjet: “Mbërrita mbrëmë vonë në Khartoum dhe u zgjova nga zhurmat e frikshme të armëve dhe luftimeve”.

“Aktualisht jam në një strehim bashkë me stafin e ambasadës, sic po bëjnë të gjithë sudanezët në qytet”.

Ambasada ruse ashtu si dhe ajo britanike kanë shprehur shqetësime për përshkallëzimin e dhunës dhe kanë bërë thirrje për armëpushim.

Të shtëna armësh të rënda zjarri dëgjoheshin në të gjithë kryeqytetin, duke përfshirë dhe  Khartoum e zonën fqinje të Bahri.

Në një deklaratë militantët akuzonin ushtrinë se kishte sulmuar forcat e tyre në jug të kryeqytetit.

Përplasjet në Sudan mes ushtrisë e rebelëve janë përshkallëzuar muajt e fundit duke bërë të shtyhet marrëveshja ndërkombëtare për akordin mes partive politike në vend.

Rivaliteti mes ushtrisë e militantëve daton prej kohës së largimit të presidentit autokrat Omar al-Bashir, në vitin 2019 shkruan Daily Mail.

Palë civile në Sudan kishin nënshkruar një marrëveshje ndarjeje pushteti mes dy grupeve kryesore për ndalimin e luftimeve.

Ndarjet kryesore mes tyre raportohet se kanë të bëjnë mbi tutelën e fuqive të huaja për kontrollin e ekonomisë e politikës në vend, dhe refuzimin e saj.


Top Channel

You may also like