Stadiumi i ri i Milanos, Scaroni: Është e pamundur që të ristrukturohet “San Siro”

by admin
Spread the love

Në prag të nisjes së debatit publik për stadiumin e ri të Milanos, kanë dalë në një konferencë për shtyp presidenti i Milanit Paolo Scaroni dhe CEO i korporatës së Interit, Alessandro Antonello.

“Dua të shpjegoj përse nuk mund të ristrukturohet San Siro. Ka disa arsye, por po ju them vetëm atë kryesorin: si do të luajmë 50 ndeshje plus evente të tjera në një mega kantier, ku çdo 6 ditë futen 50 mijë njerëz? Ju siguroj se kjo është diçka e pamundur dhe e rrezikshme. Për ne kjo është një hipotezë e pamundur. Prandaj ose bëjmë një stadium të ri në San Siro ose e bëjmë diku tjetër”, ka thënë drejtuesi i klubit kuqezi.

Të njëjtin mendim ka edhe drejtuesi i klubit zikaltër: “Stadiumi është tashmë thelbësor për të përforcuar performancat sportive. Milano ka qenë gjithmonë një qytet inovativ, që sheh nga e ardhmja dhe ky projekt e konfirmon. Sot tifozët kërkojnë një eksperiencë ndryshe, që nuk ka lidhje vetëm me ndeshjen. Do të jetë një zonë e frekuentuar, e hapur për komunitetin dhe një destinacion i ri për ata që udhëtojnë në qytet”, ka thënë Antonello. / Oversport.tv

You may also like