Stadiumi dhe shuma e blerjes, pse fondi Elliott zgjodhi Red Bird për Milanin

by admin
Spread the love

Pas disa pyetjeve që mbeten ende pa përgjigje, si për shembull si do të ndodhë shitja e Milanit, e vetmja gjë e sigurt deri më tani konsiderohet blerja e kuqezinjve nga Red Bird. Por si ndodhi e gjithë kjo kur javë më parë Investcorp ishte në “pole position” për të marrë kontrollin e Milanit?

Gjithçka lidhet me dy pika, ku në qendër është padyshim projekti i stadiumit. Elliott i kërkoi Investcorp që të mbante të paktën një përqindje të vogël të aksioneve të klubit.

Alardhi (numri 1 i fondit nga Bahrein) nga ana tjetër, dëshironte të bënte gjithçka vetëm duke marrë të gjitha aksionet e Milanit. Këtu ndodhi edhe ndalesa e parë e negociatave që i krijuan mundësinë Red Bird të ndërhynte në këto tratativa.

Pika tjetër kyçe është klauzola “earn out” që në rast se Milani shitet te Red Bird dhe këta të fundit arrijnë disa objektiva të caktuara, atëherë nga 1.3 miliard euro do të paguanin 1.8 miliard në faturën totale të operacionit.

Edhe vetë projekti i Red Bird e ka bindur më shumë Elliott pasi kërkojnë ta kthejnë klubin në një formë kompanie mediatike që do t’i japë mundësinë të rrisë të ardhurat. Kaq kanë mjaftuar që Elliott t’i japë dritën jeshile Red Bird dhe në rast se nuk ndodh ndonjë ndërhyrje nga fonde të tjera që trazojnë sërish ujërat, në fundin e këtij muaji mund të ndodhë shitja e Milanit. /oversport.tv

You may also like