“Sport” në Spanjë e bindur: Barcelona akord me Cesar Azpilicueta

by admin
Spread the love

Cesar Azpilicueta është shumë pranë kalimit te Barcelona, sikurse pretendon gazeta katalanase “Sport”. Mbrojtësi i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Ai ka në kontratë një klauzolë për rinovimin edhe me një vit me Chelsea, por burimi i cituar më lart këmbëngul se nuk është e njëanshme dhe duhet që edhe mbrojtësi spanjoll të japë “OK”-in që ta zgjatë marrëveshjen.

“Sport” shton se Azpilicueta ka rënë dakord parimisht me Barcelonën, ekip në të cilin ai do të ndihmonte shumë me eksperiencën e tij.

Veç spanjollit, në kampin katalanas duan edhe qendërmbrojtësin danez, Andreas Christiensen, të cilit gjithashtu i përfundon kontrata më 30 qershor. / oversport.tv

You may also like