Spikerja e lajmeve merr propozimin për martesë live (Video) – Shqip

by admin
Spread the love

Një spikere lajmesh në Amerikë mori propozimin më të veçantë që mund të keni parë ndonjëherë.

Prezantuesja nga Tenesi, Cornelia Nicholson, mendoi se po regjistronte një segment lajmesh për emisionin e fundjavës në “Local 3 News”, kur kuptoi se po prezantonte të dashurin Riley Nagel.

Ajo u habit teksa pa partnerin e saj – i cili gjithashtu është një spiker lajmesh – të afrohej drejt skenës duke mbajtur një tufë me lule.

Ai tha: “Do të ishte e përshtatshme të ta bëja këtë pyetje këtu, pasi këtu është vendi ku jemi taluar”. Më pas, partneri i saj u ul në gjunjë duke i propozuar spikeres për martesë.

Nagel u tregoi shikuesve se si dyshja u njohën ndërsa punonin në redaksinë e lajmeve pothuajse katër vjet më parë./tvklan.al

You may also like