SPB Tetovë me apel: Qytetarët të jenë të kujdesshëm në kontakte telefonike me persona të panjohur

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë, apelon dhe paralajmëron qytetarët e zonës Tetovë – Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në kontakte telefonike apo direkte me persona të panjohur, për qëllime afariste apo të tjera.

“SPB-Tetovë posaçërisht ju tregon që të shmangen kontaktet elektronike dhe porosive për shërbime ushqimore ose komerciale, të cilat kryesisht janë të rreme dhe përfundojnë me mashtrim dhe që përbëjnë vepër penale të dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal”.

“Në dy muaj e gjysmë të këtij viti në këtë zonë janë raportuar gjithsej 11 mashtrime (TE-9 dhe GV-2), të cilat kryesisht janë zbardhur plotësisht dhe autorët janë zbuluar, gjegjësisht janë identifikuar se kush janë, dhe do të rrumbullakohen me parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

MARKETING



You may also like