SPB Tetovë jep detaje për tragjedinë në Shipkovicë

by admin
Spread the love

SPB Tetovë ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike në Shipkovicë të Tetovës, ku mbetën të vdekur dy punëtorë.

“Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB- Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm edhe zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, thanë nga SPB Tetovë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like