Spasovski: Ndërrimi i dokumenteve personale do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundur

by admin
Spread the love

Procesi për dhënien e dokumenteve personale në Shkup dhe në sektoret për punë të brendshme në vend është intensiv. Në brendinë e vendit ky proces i ndërrimit të dokumenteve personale është krejtësisht nga fundi, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Në Shkup e dini se është hapur një postbllok i ri me qëllim që të pranohen sa më shumë kërkesa. Duke marrë parasysh se vetëm në postbllok kemi 40.000 qytetarë, të cilët kanë ardhur, kanë lënë kërkesat për dokumente personale, do të thotë jo për një dokument, por për më shumë, edhe postblloqet tjera pranojnë kërkesa. Ashtu që vlerësoj se me punën intensive tani, deri nga fundi i vitit, tërë muajin janar e tjerë, do të përfundojë tërë ky proces në mënyrë më të mirë të mundur”, tha Spasovski.

I pyetur për videot për nëpunësen policore, e cila ka festuar me tortë, e sindikatat konsiderojnë se është avancuar në mënyrë joligjore, Spasovski u përgjigj se policja është avancuar në mënyrë krejtësisht ligjore dhe i plotëson të gjitha kushtet.

MARKETING



You may also like