Spasovski: Kidnapimi i fëmijëve dhe shkurtimi i stazhit të nëpunësve policor janë informacione të rrejshme

by admin
Spread the love

Personi që dje ka shpërndarë lajmin e rremë se po rrëmbehen fëmijë është arrestuar dhe vetë ka pranuar se e ka shpikur ngjarjen, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai theksoi se si po afron viti i zgjedhjeve fillojnë siç thotë ai të  “thuren” përralla të tilla.

“Nëse shikoni historikisht tre vjet më parë kjo skemë u shfaq në publik, gjoja po shfaqeshin grupe, makina, furgonë etj, të cilët po rrëmbejnë fëmijë. Informacione të tilla, gjegjësisht dezinformatat u shfaqën dje që u raportuan edhe nga mediat, menjëherë personi është arrestuar dhe kemi kërkuar masë të menjëhershme paraburgimi. Askush nuk guxon të luajë me paqen dhe qetësinë e qytetarëve. Personi vetëm se e ka pranuar se ka shpikur këtë ngjarje”, thotë Spasovski i cili ka inspektuar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e stacionit të ri policor në Komunën e Aerodromit.

Ai tha se si ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë energjike do të luftojë manipulimet e tilla, pavarësisht natyrës së tyre dhe nga vijnë.

Ministri Spasovski ka demantuar dhe informacionin për heqjen e stazhit të nëpunësve të policisë dhe pagesën kur dalin në pension.

“Edhe një tjetër gjë që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe më vjen keq që po plasohen nga individë të caktuar të sindikatave në MPB. E pashë atë informacion se gjoja do të hiqet stazhi për nëpunësit e policisë, se gjoja do të hiqen volitshmëritë e pensionit për të shfrytëzuar dhjetë vitet më të volitshme dhe se do të hiqen pesë pagesat që do të marrin nëpunësit e policisë. Po i dërgoj porosi çdo nëpunësi policor derisa jam në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk ka asnjë shans që dikush të shfuqizojë të drejtat që janë fituar deri më tani”, nënvizoi Spasovski.

MARKETING



You may also like