Spasovski: Institucionet ndërkombëtare e renditën Maqedoninë e Veriut si më të sigurtën në Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook shkruan se vendi ynë nga viti 2017-2021 ka kërcyer në renditjen e vendeve të sigurta në Ballkanin Perëndimor nga vendi i 71-të në vendin e 40-të.

Institucionet përkatëse ndërkombëtare e renditën Republikën e Maqedonisë së Veriut si më të sigurtën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u ngjitur nga vendi i 71-të në vendin e 40-të në periudhën 2017-2021. Konkretisht, në vitin 2017, në nivel strategjik vendosëm moton “Ministria e Brendshme për qytetarët”, e cila vendosi konceptin polici – shërbim ndaj qytetarëve.

“Sot profesionalizmi dhe përkushtimi janë udhërrëfyes në krijimin e politikave strategjike të suksesshme për zhvillimin e sistemit të sigurisë në vend. Jam plotësisht i bindur se përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe mirëqenia e qytetarëve janë të lidhura pazgjidhshmërisht me situatën e sigurisë. Jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me reformat dhe pajisjen e policisë për forcimin e mëtejmë të kapaciteteve dhe zbatimin e standardeve evropiane, e gjitha kjo në interes të qytetarëve”, tha ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

You may also like