Spartak Ngjela ngre dyshimet mbi lëvizjen e Sali Berishës, tregon ‘kurthin’ që i ngriti Basha

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Spartak Ngjela teksa po fliste për lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha pohoi se lëvizje të tilla, ku nuk tregohen as anëtarët që morën pjesë në Kuvend, janë fashiste ose naziste.

Deklarata e Ngjeles;

“Edhe Basha i ndihmoi në funksion të penalitetit. Pasi vuri dyert të blinduara, i mbylli. Po ti kishin shqyer ata, do kishin bërë vepër penale. Siç duket Saliut ia sqaruan ligjin, pasi e arrestonin në vend. Personi juridik është PD. Këta s’kanë krijuar parti. Ata thonë; jemi PD. Por PD ka struktura ligjore. E dini pse duhet të shkojë në gjykatë statuti?! Po sikur të thotë atje; parti naziste. Kush do e kontrollojë po mos të jetë gjykata?! Ndaj është arsyeja që kjo duhet të shkojë në gjykatë, që të marrë ligjshmërinë. Këta janë të panjohur. Pse nuk jua jep ajo, pasi nuk kanë personin juridik ku duhet të mbështetet ai statut. Kanë bërë kongres dhe referendum. Ata ndryshuan statutin në mënyrë joligjore. PD e Bashës i shpalli listat e kongresit. Po ky pse i mban sekret? Lëvizje të tillë janë fashiste apo komunistët. Ata dalin me siglën e PD, por ku e kanë të drejtën?!”, tha Ngjela.

You may also like