Spartak Moscow kërkon Rogerio-n, Sassuolo: Më mirë të largohet falas, sesa të bëjmë pazare me rusët!

by admin
Spread the love

Ditët e fundit, Sassuolo i është përgjigjur negativisht ofertës së Spartak Moscow për Rogerio-n.

Arsyet nuk janë ekonomike, por siç shpjegon CEO i Sassuolo, Giovanni Carnevali në një intervistë për mediet italiane, ky vendim ka të bëjë me arsye të tjera.

“Negociatat u bënë nga përfaqësuesi i lojtarit, ishte një propozim shumë i rëndësishëm prej 8 milionë eurosh dhe duke marrë parasysh gjithçka, vendosëm të mos negocionim. Te ne mbizotëroi ndërgjegjja për të mos bërë biznes me një vend të caktuar, pra me Rusinë, duke marrë parasysh edhe faktin që mund ta humbasim me parametra zero, pasi kontrata e Rogerio-s përfundon në 2024-ën. Lojtari është në shitje, por vendimi ynë lidhte më shumë më çështje etike, ndërsa ofertat nga klube të tjera do t’i vlerësojmë.”-deklaroi Carnevali. /Supersport


Top Channel

//Google Analytics - REMOVE TOMORROW window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date()); gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook // window.fbAsyncInit = function() { // FB.init({ // appId: '1715618661991455', // xfbml: true, // version: 'v2.10' // }); // FB.AppEvents.logPageView(); // };

// (function(d, s, id) { // var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; // if (d.getElementById(id)) { // return; // } // js = d.createElement(s); // js.id = id; // js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; // fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); // }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like