SPANJË – Katër të vdekur pas zjarrit që shkatërroi një bllok banesash

by admin
Spread the love

VALENCIA, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Të paktën katër persona kanë vdekur në një zjarr të madh që shkatërroi një bllok apartamentesh në qytetin bregdetar spanjoll të Valencias, deklaruan shërbimet e urgjencës.

Gazeta lokale ”Levante” raportoi gjithashtu se 20 persona ishin të zhdukur, megjithëse kjo shifër nuk u konfirmua nga Jorge Suarez, zëvendësdrejtor i shërbimeve të urgjencës në rajonin e Valencias.

Suarez tha se zjarrfikësit nuk kanë mundur ende të hyjnë në ndërtesë për arsye sigurie.

Struktura e djegur kryesisht duhet të ftohet më parë nga jashtë.

Më parë, numri i të vdekurve ishte 14 të plagosur, përfshirë gjashtë zjarrfikës.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e katërt të pallatit 15-katësh, i përfunduar disa vite më parë dhe është përhapur me shpejtësi në bllokun e kullës.

Ekspertët shpjeguan për mediet spanjolle se zjarri u përhap me shpejtësi përmes fasadës, prej materialesh të ndezshme edhe për shkak të erërave të forta.

Fatkeqësia e Valencias sjell kujtime të errëta të katastrofës së zjarrit në kullën ”Grenfell”, në Londër, në qershor 2017, kur 72 njerëz vdiqën në një zjarr në një bllok kullë në Kensington, në perëndim të Londrës.

Zjarri ka rënë në një nga katet e poshtme dhe është përhapur me shpejtësi përmes izolimit të fasadës së bllokut të banesave publike.

Zjarrfikësit fillimisht këshilluan njerëzit që të qëndronin në godinën e djegur dhe të prisnin ndihmë.

Për shumë, apartamentet e tyre janë kthyer në një kurth vdekjeje./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like