Spanja vlerëson marrëveshjen e emigracionit të BE si ‘çelës’ për menaxhimin e kufijve

by admin
Spread the love

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ngrinte lart sot marrëveshjen e Bashkimit Evropian për reformimin e ligjeve të emigracionit, duke e quajtur “çelës” për menaxhimin e kufijve dhe të të ardhurve në vendin e tij.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve në Evropë, kryesisht nga perëndimi i detit Mesdhe

“Kjo do të na lejojë të bëjmë diçka shumë të rëndësishme: të përmirësojmë menaxhimin e kufijve, menaxhimin e fluksit të migracionit në mënyrë më humane dhe të koordinuar”, shtoi Sanchez.

Prej fillimit të vitit në Spanjë kanë ardhur të paktën 52,945 emigrantë ilegalë, që është numri më i lartë që prej vitit 2018 dhe një rritje prej 70 përqind prej vitit të kaluar, sipas shifrave të fundit të ministrisë së brendshme.

Ndërsa numri i të ardhur ve në ishujt spanjollë Canarie në oqeanin Atlantik, ka kaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2006.

Reforma e re e emigracionit në BE përfshin ‘vetting’ më të shpejtë për emigrantëve ilegalë, krijimin e qendrave kufitare të pritjes dhe përshpejtim të depërtimit për ata që u refuzohet azili.

Marrëveshja ende duhet të aprovohet nga Këshilli i Evropës ku përfaqësohen 27 vendet, si dhe nga parlamenti Evropian, para se të hyjë në fuqi.