Spalletti me dhimbje koke, ndaj Empolit ka emergjencë në mbrojtje

by admin
Spread the love

Me Kalidou Koulibaly të pezulluar për shkak kartonësh Napoli do të jetë në emergjencë në mbrojtje në sfidën ndaj Empolit. Është dëmtuar gjithashtu edhe zëvendësuesi i senegalezit, Juan Jesus. Edhe ky i fundit nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e të dielës.

Për rrjedhojë tashmë koha është që Spalletti të provojë dikë të ri në mbrojtje. Është koha që Axel Tuanzebe të veshë një fanellë titullari. Mbrojtësi anglez nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje si titullar në Serie A, ndërkohë që është aktivizuar nga minuta e parë vetëm në një ndeshje në Kupë.

Megjithatë, Spalletti është i detyruar që në sfidën ndaj Empolit për shkak mungesash të luajë me Tuanzebe. Ai do të jetë përkrahë mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani. Për sa i përket të dëmtuarit Juan Jesus, ai ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë. /oversport.tv

You may also like