SPAK, hetim Metës në SHBA/ Dërgon letër porosi për lëvizjet financiare të dosjes së lobimeve

by admin
Spread the love

Prokuroria e posaçme SPAK në kuadër te hetimit nisur ndaj ish presidentit Ilir Meta kërkon të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në ministrinë e drejtësisë në SHBA.

Top Channel mësoi se SPAK ka hartuar  disa pyetje të kthyera tashmë në një letër porosi nga Ministria e Drejtësisë. Burime nga kjo ministri pohuan se dokumenti është përkthyer dhe nisur përmes postës diplomatike në  SHBA.

Përmes kësaj letër porosie SPAK synon të marrë informacion për pagesat e bëra nga  Lëvizja Socialiste për Integrim për lobim në SHBA.

SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Dërgimi letër porosisë në USA vjen pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ për të patur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta.

Ish presidenti tashmë kreu Partisë së Lirisë në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.

Për këtë lobim fillimisht shkruajti revista amerikane Mother Jones. Ndërsa më 16 maj, gazeta austriake “Kronen Zeitung”publikoi një artikull sipas së cilës Ilir Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë.

Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë dhe premtoi dorëzimin e një padie për shpifje ndaj gazetës austriake.


Top Channel

You may also like